Sekuestrohen 30,000 euro të padeklaruara nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Shuma e parave iu gjet gjatë kontrollit të mjetit i cili drejtohej nga shtetasi francez me iniciale R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.

Policia procedoi penalisht 62 vjeçarin, i cili kishte fshehur paratë në një zarf në bagazhin e mjetit të tij.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30000 euro, procedohet penalisht një shtetas i huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkruaj një koment

Prapa Para