Rezultati që kemi pritur të gjithë: Më në fund do të shikojmë edhe një sporist kuqezi në një finale në Olimpiadën e Tokyos.

Luiza Gega ka arritur të shkëlqejë në garimin e saj në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike teksa u rendit e pesta në baterinë e dytë me kohën 9:23:85.

Ajo ka bërë historinë dhe për herë të parë në historinë e sportit tonë, një atlete shqiptare ia ka dalë që të jetë në finalen e Lojërave Olimpike!

Gega është një nga atletet më të mira në historinë e Shqiperisë që do të na dhurojë emocione të mëdha në finalen e madhe të 4 Gushtit.

E ftuar para pak kohësh në “Java” në “Dritare”, Luiza Gega dhe një premtim mjaft të madh, ajo tha se do ta çonte Shqipërinë në finalet e lojërave Olimpike dhe ai doli. Ajo u shpreh se kjo Olimpiadë është shumë e rëndësishme për të.

“Për herë të parë, do të çoj Shqipërinë në finalen e Lojërave Olimpike”, tha Gega dhe ia doli.

Më herët, sportisja shqiptare, Nikol Merizaj ka vendosur rekord kombëtar në 50 metra stil i lirë. Ajo regjistroi kohën 26 sekonda e 21 të qindat në 50 metra stil i lirë.

22-vjeçarja kreu një garë pozitive, të cilën e mbylli në vend të tretë, por nuk ia doli të kualifikohej në raundin final.

Shkruaj një koment

Prapa Para