Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Mësohet se një automjet tip “Peugeot” me drejtues shtetasin R. K., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur, shoferi, shtetasi me iniciale R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tepelenë/Informacion paraprak:

Rreth orës 17:10, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin R. K., ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shkruaj një koment

Prapa Para