Shkolla 9 vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitësve. Persona të paidentifikuar deri tani, janë futur gjatë natës duke shkatërruar derën kryesore. Mësohet se kjo është hera e tretë që shkolla grabitet.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë hyrë në këtë shkollë. Për shkak të hetimeve, mësimi në këtë institucion arsimor sot është pezulluar, shkruan newsbomb.al.

Paraprakisht, bëhet me dije se autorët kanë shkatërruar bazën materiale të shkollës “Naim Frashëri”. Deri tani nuk ka raportime për sende të tjera të vjedhura.

Shkruaj një koment

Prapa Para