Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, Unioni i Gazetarëve ka përcjellë një mesazh.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një deklarate vlerëson punën dhe sakrificat e gazetarëve shqiptarë në përballje me misionin e tyre të vështirë.

Po ashtu UGSH apelon për reagim të bashkuar për rikthimin e besueshmërisë publike ndaj raportimeve të gazetarëve, për integritet dhe sovranitet në praktikat ditore të informimit dhe raportimit, për shtim të kurajos dhe guximit për raportim të thelluar, për transparencë dhe investigim, për përballje dhe refuzim të censurës dhe verëcensurimit si dhe për protestë ndaj gjendjes financiare, kushteve të pandryshuara në sistemin e pagave të masës së madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në vend.

E plotë:

Bashkimi dhe guximi na rikthejnë lirinë tonë të cunguar apo të humbur

Deklaratë e UGSH në Ditën Botërore të Lirisë së Medias

Tiranë më 3 Maj 2023

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Medias. Përkon me 30 vjetorin e kësaj dite të shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Në këtë 30 vjetor, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan vlerësimin për punën dhe sakrificat e gazetarëve shqiptarë në përballje me misionin e tyre të vështirë.

Vlerësojmë se liria e medias, por veçanërisht ajo e gazetarit, mbetet e penguar dhe e trysnuar egërsisht nga politike dhe grupe të caktuara, determinuese mbi shoqërinë aktuale shqiptare. Në këto grupe përfshihen pronarët e mediave, partitokracia e vendit, grupe të fuqishme të interesit ekonomik dhe financiar, struktura të krimit të organizuar dhe influenca të ndryshme nga jashtë vendit, qoftë shtetërore qoftë edhe të tjera, përfshi edhe shërbime të huaja.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh brengën e moskordinimit dhe të mungesës së solidaritetit reagues të strukturave dhe organizatave të gazetarëve në Shqipëri.

Në këtë ditë, UGSH apelon për reagim të bashkuar për rikthimin e besueshmërisë publike ndaj raportimeve të gazetarëve, për integritet dhe sovranitet në praktikat ditore të informimit dhe raportimit, për shtim të kurajos dhe guximit për raportim të thelluar, për transparencë dhe investigim, për përballje dhe refuzim të censurës dhe verëcensurimit si dhe për protestë ndaj gjendjes financiare, kushteve të pandryshuara në sistemin e pagave të masës së madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në vend.

Shkruaj një koment

Prapa Para